Deçani e shpalli Qytetar Nderi, Lulzim Bashën
Deçan, 27 dhjetor - Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, me vendim të tij dhe me miratimin e Asamblesë Komunale të Deçanit, e ka shpallur të enjten kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe kryetarin e PD-së, z. Lulzim Basha, Qytetar Nderi të Komunës së Deçanit.
Ky është vendimi i parë i kryetarit Selmanaj dhe i Komunës së Deçanit, në mandatin e ri, pas zgjedhjeve të fundit lokale në vend.
Në ditët në vijim do të bëhet edhe zyrtarisht ndarja e çmimit z. Lulzim Basha, në një ceremoni të veçantë që do të organizohet nga Komuna e Deçanit.