Debatohet për kapërcimin e barrierave për fuqizimin e grave në sferën publike
Prishtinë, 6 shkurt - OJQ Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin publik me temen “Kapërcimi i barrierave për fuqizimin e grave në sferën publike”.
Ky debat organizohet në kuader te projektit: "Akademia e Udhëheqjes - Fuqizimi i grave dhe vajzave për proceset e vendimmarrjes”, projekt i mbështetur nga Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Kosovë - GIZ.
Paneliste në këtë debat janë Znj. Ulrika Richardson, Shefe e UNKT-së dhe Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përhershme-Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.