19 Janar 2025

Debatet fetare të marrin fund

Prishtinë, 7 janar -  Profesori i Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, ka bërë thirrje që debatet fetare, të shtyra nga agjendat e huaja, duhet të marrin fund në Kosovë.

Ai i ka ftuar të gjitha institucionet të jenë vigjilente dhe ta pengojnë çdo orvatje të rrezikshme, e cila dërgon drejt ngritjes së tensioneve fetare në vend. Sipas tij, shqiptarët shekuj me radhë kanë qenë dhe janë pjesë e një kulture të lartë të respektit dhe të tolerancës ndaj përcaktimit të besimit të njëri-tjetrit.

“Këtë vlerë mund ta luhatin vetëm qarqet e huaja antishqiptare e, si duket, ato vitet e fundit kanë qenë goxha aktive në këtë drejtim. Duhet të jemi vigjilentë dhe syçelë, njëkohësisht të mobilizuar si shoqëri dhe shtet, pra vertikalisht dhe horizontalisht, ta pengojmë çdo orvatje të tillë të rrezikshme. Ngritja e tensioneve fetare dhe kultivimi i tyre për të zënë rrënjë në mesin e një shoqërie është veprimi më i qëlluar i armiqve për të destabilizuar e dobësuar atë deri në rrënjë”, ka thënë Hamiti në intervistën për “Epokën e re”.

Ai ka thënë se debatet e mbushura me paragjykime ndjellakeqe ndaj atyre që mendojnë dhe besojnë ndryshe e shkatërrojnë kombin shqiptar në faza afatshkurtra dhe afatgjata.

“Ne si komb shqiptar, myslimanë e të krishterë, shekuj me radhë kemi qenë, fatmirësisht jemi edhe sot, pjesë e një kulture të lartë të respektit dhe të tolerancës ndaj përcaktimit të besimit të njëri-tjetrit\", ka theksuar ai.

Sipas tij këtë vlerë mund ta luhatin vetëm qarqet e huaja antishqiptare e, si duket, ato vitet e fundit kanë qenë goxha aktive në këtë drejtim. Duhet të jemi vigjilentë dhe syçelë, njëkohësisht të mobilizuar si shoqëri dhe shtet, pra vertikalisht dhe horizontalisht, ta pengojmë çdo orvatje të tillë të rrezikshme”, ka thënë Hamiti.

Ish-kryetari i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës i ka ftuar edhe udhëheqësit e komuniteteve fetare ta mbajnë nën kontroll punën e tyre dhe të marrin masa disiplinore për çdo deklaratë ad hoke, të pamatur dhe tendencioze të prijësve fetarë.

Ai ka sqaruar se të jesh një prijës fetar assesi nuk do të thotë ta gëzosh të drejtën të thuash fjalë të pamatura, të cilat nxisin dhe ndezin përçarje mes njerëzve si dhe luhatin interesin e përgjithshëm në shoqëri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)