Daviet shprehu zotimet e Francës për mbështetjen e Kosovës
Prishtinë, 16 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Maryse Daviet.
Ambasadorja franceze Daviet uroi kryeministrin Mustafa për zhgjedhjen në pozitën e kryeministrit dhe për formimin e kabinetiti të ri qeveritar. Franca mirëpret qeverinë e re në krye me kryeministrin Mustafa.
Më tej, ambasadorja Daviet është shprehur se do të angazhohet për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me Qeverinë e re të Republikës së Kosovës dhe ka shprehur zotimet e qeverisë franceze për të vazhduar mbështetjen e Kosovës, në proceset integruese evropiane dhe në fushën ekonomike.
Kryeministri Mustafa vlerësoi lartë kontributin e Francës në Kosovë, dhe premtoi se do të angazhohet që ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej.