Daviet shpreh përkrahjen e mëtutjeshëm të Francës për Kosovën
Prishtinë, 16 korrik - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Maryse Daviet.
Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka njoftuar ambasadoren franceze për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks te veçantë për progresin në proceset integruese evropiane.
Hoxhaj ka kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të Francës në proceset eurointegruese si dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Kosovës po ashtu theksoi interesimin e Qeverisë për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve të gjithanshme ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Në anën tjetër, Maryse Daviet, ambasadore e Republikës së Francës në Kosovë, shprehu përkrahjen e mëtutjeshëm të Francës për proceset integruese të Kosovës, si dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.