18 Janar 2025

Daviet: Kosova ka perspektivë të qartë evropiane

Prishtinë, 14 shtator - Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi priti në takim lamtumirës ambasadoren franceze, Maryse Daviet, me rastin e përfundimit të mandatit të saj si ambasadore e Republikës Franceze në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Kuçi falënderoi ambasadoren Daviet për punën e saj të palodhshme në Kosovë gjatë mandatit të saj, për mbështetjen e vazhdueshme dhënë institucioneve të Kosovës, por edhe për mbështetjen e aktiviteteve kulturore dhe artistike që ajo dhe qeveria franceze kanë bërë në Kosovë.

Ambasadorja Daviet, gjithashtu falënderoi zëvendëskryeministrin Kuçi për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe inkurajoi atë për vazhdimin e punës, duke u shprehur që Kosova ka perspektivë të qartë evropiane.

Në takim u diskutua për rëndësinë e edukimit, kulturës, sportit dhe në ndërtimin e imazhit të vendit brenda dhe jashtë, si dhe sundimin e ligjit si një ndër shtyllat e zhvillimit të vendit.

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)