Daviet e kënaqur për bashkëpunimin ka pasur me Ministrinë e Drejtësisë
Prishtinë, 26 dhjetor - Në vazhdën e takimeve bashkëpunuese me ambasadorë të vendeve të BE-së, të akredituar në Kosovë, Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Francës, Maryse Daviet, e cila fillimisht ka uruar Ministrin Kuçi për mandatin e ri në detyrën e Ministrit të Drejtësisë.
Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi vlerësoi bashkëpunimin që institucionet e Kosovës, në veçanti Ministria e Drejtësisë kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë me Ambasadën e Francës dhe institucionet e tjera të këtij vendi që veprojnë në Kosovë, sidomos në fushën e drejtësisë.
Në anën tjetër, Ambasadorja Daviet, është shprehur e kënaqur për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka pasur Ambasada e Francës me Ministrinë e Drejtësisë.
Kuçi dhe Daviet kanë theksuar se është e rëndësishme që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje me qëllim të forcimit të mëtutjeshëm të sundimit të Ligjit në Kosovë.