Davenport: Hap pozitiv për Prishtinën dhe Beogradin
Beograd, 21 tetor - Ambasadori britanik në Serbi ka përshëndetur takimin e përbashkët të shefes për Politike të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Catherin Ashton me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Ivica Dacic.
Përshëndesim takimin në Bruksel dhe dëshirën që të dyja palët kanë treguar që procesi i dialogut të vazhdojë me të shpejtë. Ky është një hap pozitiv në drejtim të përparimit të dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën, thuhet në një komunikatë të ambasadorit britanik në Serbi, Michael Davenport, e cila citohet nga mediat serbe në Beograd.
Shpresojmë që mbi themelet e këtyre takimeve, në të ardhmen e afërt, do të ketë përparime konkrete, ka thënë Davenport.