Daut Haradinaj: Jo spektatorë të dialogut
Prishtinë, 16 nëntor - Deputeti i AAK-së, Duat Haradinaj, ka thënë se të çdo parti politike dhe lidership politik duhet të marrë përgjegjësi për Kosovën.
Ai ka thënë se AAK-ja nuk dëshiron të jetë spektatore në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj e ka vlerësuar të domosdoshëm unitetin e brendshëm politik.
Uniteti i brendshëm politik është i domosdoshëm në raport me një aktore jo të dobët siç është Serbia. Mendoj se në këso rastesh duhet të jemi të bashkuar siç kemi qenë gjithmonë, ka thënë Haradinaj për Epokën e Re, duke shtuar se AAK-ja është kundër zgjidhjes etnike për veriun.