18 Janar 2025

Darka e Lamës mbahet më 9 nëntor në Sheshin Ibrahim Rugova

Prishtinë, 8 nëntor - Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur se Darka e Lamës, një manifestim tradicional në Kosovë, këtë vit mbahet më 9 Nëntor në Sheshin Ibrahim Rugova, duke qenë e hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Presidenca ka njoftuar opinionin publik se shkrimi në gazetën “Tribuna”, i datës 8 Nëntor, me titullin “Presidentja shtyn Darkën e Lamës” përmban shtrembërime faktike dhe përmbajtjesore me qëllim denigrimi dhe përftimi politik.

Ftesat për Darkën e Lamës për këtë vit janë dërguar pak kohë përpara se të publikohej shkrimi në Tribunë.

Darka e Lamës nuk është anuluar, siç pretendon Vjosa Osmani, që shfrytëzon postin e saj politik, në përpjekje të kota për të denigruar figurën e Presidentes për qëllime dhe përfitime politike në Kosovë.

Deklarata e Vjosa Osmanit se Presidentja Jahjaga ka hequr vulën e Presidentit nga përdorimi zyrtar, është shpifje, sepse vula e Presidentit nuk është hequr nga dokumentet e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe në manifestimet Darka e Lamës, të organizuar nga Presidentja Jahjaga, ka qenë e vendosur në banerat e këtij manifestimi. Kjo mund të dëshmohet shumë lehtë përmes fotografive të publikuara në faqen zyrtare të Presidentes www.president-ksgov.net.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës shpreh indinjatën e thellë me shkrimet e pavërteta dhe të paverifikuara që hutojnë opinionin publik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)