Dardan Sjediu lirohet nga posti i nënkryetarit të Prishtinës
Prishtinë, 10 korrik - Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu sot ka kërkuar nga Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti që deri në një vendim tjetër ta lirojë nga detyra e nënkryetarit për shkak të zgjedhjes së Sejdiu si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe afateve që ai të regjistrohet dhe verifikohet si deputet në kohë për mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Duke marrë parasysh nenet 72 dhe 73 të Kushtetutës së Kosovës që një i përzgjedhur si deputet nuk mund të ushtrojë detyra ekzekutive, dhe nenin 60 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale mbi emërimin e nënkryetarit të Komunës, dhe duke marrë parasysh regjistrimin e deputeteve të rinj në fund të kësaj jave, Kryetari Ahmeti ka miratuar kërkesën e Sejdiut.
Gjatë ditëve në vijim, dhe pas takimit konstitutiv të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe në konsultime të kryetarit Ahmeti, me strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe, nënkryetarin Sejdiu do të merret edhe vendimi përfundimtar për postin e nënkryetarit të Komunës në përputhje me afatet ligjore të parapara në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.