Dardan Sejdiu i kthehet qeverisjes komunale të Prishtinës
Prishtinë, 8 gusht - Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të situatës politike dhe gjendjes momentale si në Kuvendin e Kosovës, poashtu edhe në qeverisjen e Komunës së Prishtinës, me qëllim të shpërndarjes sa më të mire të resurseve njerëzore, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka vendosur që Dardan Sejdiu është shumë i nevojshëm në qeverisjen komunale në Komunën e Prishtinës.
Rrjedhimisht, ai do ta dorëzojë mandantin e deputetit në Kuvendin e Kosovës, njejtë sikurse ka vepruar edhe z. Liburn Aliu, i cili dorëzoi mandatin e deputetit për tu kthyre në qeverisje e Komunës së Prishtinës.