21 Janar 2025

Danaj për mediat serbe: Maqedonia ka vdekur, pas saj Serbia

Beograd, 14 korrik - Historiani dhe lideri i listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, ka thënë për Kurir se Maqedonia është e vdekur dhe se Serbia tash është në rend, pasi po lindet Shqipëria natyrale që do të marrë pjesë të mëdha të territorit të Maqedonisë dhe gjysmën e Serbisë së jugut.

“Shqiptarët janë ngritur kundër shovinizmit të qeverisë maqedonase. Protestat duhet të vazhdojnë. Hap pas hapi ai territor duhet të pastrohet, ndërsa kryengritja të transformohet në lëvizje për bashkim me Shqipërinë. Kjo është gjuha e vetme që e kupton kryeministri Nikola Gruevski e edhe Brukseli”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, Marrëveshja e Ohrit ka vdekur e bashkë me të Maqedonia.

“Nuk do të lejojmë të futemi në BE si vilajet neootoman. Ne aty do të futemi si shtet modern. Shiko çfarë slogane kanë protestuesit në Shkup: “Shqipëria etnike” dhe hartat që tregojnë kufijtë e Shqipërisë natyrale. Pra, e mbështesin idenë time. Edhe fqinjët tanë do ta pranojnë”, theksoi Danaj.

Ai ka shtuar se Shqipëria do të bashkohet me Kosovën, tokat që janë tash në Serbi deri tek Nishi, Maqedonia perëndimore, pjesa lindore e Malit të Zi dhe Çamëria në Greqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)