Dalja në zgjedhje mbi 20 për qind
Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha Qendrat e Votimit në këtë komunë si dhe njoftoi për daljen e votuesve në këto zgjedhje.
Duke u mbështetur në raportin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve deri në mbyllje të Vendvotimeve kanë votuar 5 mijë e 890 votues, apo 20.72% e votuesve, tha Daka, e cila shtoi se Procesi i votimit ka shkuar në rregull dhe nuk kemi marrë ndonjë raportim për parregullësi të mundshme.
Kryetarja e KQZ-së falënderoi të gjitha qytetarët e kësaj komune që shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe institucionet që ndihmuan KQZ-në në organizimin e këtyre zgjedhjeve.