Daka: Zgjedhjet në veri janë sfidë
Prishtinë, 27 mars - Në veri do të organizohen zgjedhjet duke u bazuar në Kushtetutë dhe në ligj. Kështu është shprehur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka për Epokën e Re.
Organizimi i zgjedhjeve në veri normalisht do të jetë sfidë për shkak të specifikave që i ka pjesa veriore e Kosovës, por me ndihmën e partnerëve tanë besoj se zgjedhjet do të organizohen ashtu siç parashihet me Kushtetutë dhe me ligj.\"
\"Prandaj, ashtu siç organizohen zgjedhjet në pjesën tjetër të Kosovës, do të organizohen edhe në veri me planin operativ për zgjedhje dhe sipas ligjit e Kushtetutës, ka thënë Daka.