Daka: Zgjedhjet e njëpasnjëshme janë sfidë
Prishtinë, 11 shtator - Për të dalë nga ngërçi politik opsion janë edhe zgjedhjet e reja. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka, në një bisedë për Epokën e Re, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të jetë sfiduese.
Ajo e ka vlerësuar të pakëndshëm organizimin e zgjedhjeve çdo tre ose katër muaj.
Daka ka deklaruar se zgjedhjet e njëpasnjëshme, përveçse janë sfiduese, bartin edhe rreziqe të ndryshme.
Megjithatë, ajo ka thënë se sa herë që shpallen zgjedhjet KQZ do ti organizojë siç parashihet në Kushtetutën e Kosovës. /epoka e re/