Daka: Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të ishin negative për vendin
Prishtinë, 18 dhjetor - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se është bërë mirë që Kosova nuk ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme të reja, pasi, sipas saj, do të ishte negative për vendin.
Daka bëri të ditur se ky institucion së shpejti do të fillojë përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 janarit për kryetar të komunës së Graçanicës.
Natyrisht se u bë shumë mirë që shteti i Kosovës nuk shkoi në zgjedhje të reja, sepse zgjedhjet e jashtëzakonshme kanë shumë sfida, aq më tepër, në një klimë politike siç ka qenë për gjashtë muaj rresht. Mbajtja e tyre do të ishte shumë negative për gjithë Kosovën, nga të gjitha pikëpamjet, ka thënë Daka për Epokën e re.