Daka: Vendimi për dizajnin e fletëvotimeve i KQZ-së
Prishtinë, 27 gusht - Vendimi për dizajnin e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të jetë i KQZ-së, ka thënë kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka.
Ajo ka deklaruar se ky vendim do të merret me shumicë votash nga anëtarët e KQZ-së, pasi të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike.
Sipas saj, fletëvotimet do të jenë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.
Nuk kam çka premtoj vetëm se do ti zbatoj ligjin dhe Kushtetutën. Unë e kam një votë, po ashtu edhe anëtarët e tjerë duhet ta zbatojnë ligjin. Gjithçka do të jetë në rregull. Unë e zbatoj vetëm ligjin, jo agjendën apo urdhrat e të tjerëve, ka thënë Daka në intervistën për Epokën e re.
/Epoka e Re/