Daka: Në rast nevoje, KQZ e gatshme për zgjedhje
Prishtinë, 11 shtator - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se ky institucion është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen.
Për të dalë nga ngërçi politik opsion janë edhe zgjedhjet e reja. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se ky institucion është i gatshëm për organizimin e zgjedhjeve kurdo që ato shpallen.
Në një intervistë për RTK, Daka ka vlerësuar se zgjedhjet e njëpasnjëshme, përveçse janë sfiduese, bartin edhe rreziqe të ndryshme. Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç ka thënë ajo, e ka obligim kushtetues organizimin e zgjedhjeve. Prandaj, sipas saj, sa herë të shpallen zgjedhjet, KQZ-ja do t`i organizojë ashtu siç parashihen në Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.
Mirëpo zgjedhjet e njëpasnjëshme janë sfiduese dhe bartin me vete rreziqe të ndryshme, prandaj edhe do të paraqesin vështirësi`, ka
deklaruar Daka.