22 Janar 2025

Daka: KQZ do të vazhdojë të mbetet institucion kredibil

Prishtinë, 23 dhjetor -  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një ceremoni të organizuar me rastin e fundvitit, ku ishin të pranishëm drejtues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, përfaqësues të subjekteve politike dhe ambasadorë të akredituar në Republikën e Kosovës, ndau mirënjohje dhe falënderimë për kontributin e tyre dhënë KQZ-së.

Fillimisht, kryetarja Valdete Daka, në emër të KQZ-së shprehu mirënjohje dhe falënderim për të gjithë ata që kontribuan dhe e bënë më të lehtë punën e KQZ-së.

Më tej, kryetarja Daka tha se, sot, së bashku mund t’u gëzohemi rezultateve të KQZ-së, pas një viti të ngjeshur zgjedhor.

“Ne jemi dëshmitarë se zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit të këtij viti janë ndër zgjedhjet e organizuara më së miri. Për këtë kemi pasur edhe vlerësime pozitive nga organizata vendore e ndërkombëtare; subjektet politike dhe institucione ndërkombëtare”, u shpreh znj. Daka, e cila përmendi edhe vlerësimin pozitiv në Raportin e Progresit lidhur me menaxhimin në mënyrë të mirë të përgjegjësive të KQZ-së.
Në fund të fjalës së saj, kryetarja Daka theksoi edhe një herë përkushtimin e KQZ-së, si institucion i përhershëm, për të punuar në përgatitjen e vazhdueshme për t’u përballur me sfidat që i sjellë koha, dhe për t’iu përshtatur edhe zhvillimeve teknologjike.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë të mbetet institucion kredibil, në përmbushjen e rolit që na e ka dhënë Kushtetuta e Republikës së Kosovës”.

Në fund të kësaj ceremonie, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me motivacionin “Për mbështetjen dhe bashkëpunimin e çmuar dhënë KQZ-së gjatë zgjedhjeve lokale 2013 dhe parlamentare 2014”, ndau Mirënjohje për: 

- Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës - të cilën e pranoi kryetari i saj, z. Fejzullah Hasani;

- Prokurorin e Shtetit të Republikës së Kosovës;

- Policinë e Republikës së Kosovës - të cilën e pranoi Drejtori i Përgjithshëm, z. Shpend Maxhuni;

- Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa - të cilën e pranoi kryetarja, znj. Nazmie Ibrahimi;

- Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës - të cilën e pranoi zv/ambasadorja, znj. Jannifer Bachus;

- Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë - të cilën e pranoi Shefi i Sektorit Politik, Ekonomik dhe Integrimit Europian, z. Thomas Gnocchi; 

- Misionin e OSBE-së në Kosovë - të cilën e pranoi ambasadori z. Jean-Claude Schlumberger; dhe

- Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) - të cilën e pranoi z. Alan Wall, Shef i Zyrës së IFES për Kosovë. 

Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau Falenderime për ish drejtuesit dhe ish anëtarët e KQZ-së – “për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të veçantë në përmbushjen e rolit kushtetues të KQZ-së”.

Me mirënjohje u nderuan: Zait Xhemaili; Nesrin Lushta; Vehibe Karahoda; Albert Kinolli; Ilir Fetahu; Blerim Burjani; Fadil Maloku; Alban Krasniqi; Nasuf Aliu; Blerim Ibrahimi; Goran Zdravkovic; Sabit Rrustemi; Abduladi Krasnic; dhe Jashar Çukiq. Kurse me Falenderim post mortum, u nderuan anëtarët: Xhelil Pajaziti dhe Hamit Bojnik. 





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)