Daka ka bërë thirrje që të mos bëhet presion ndaj KQZ-së
Në këtë mbledhje, koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, z. Burim Ahmetaj, bëri të ditur se të enjten në mbrëmjë është përmbyllur procesi i numërimit të votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me postë. (Bashkangjitur gjeni rezultatet e këtij numërimi në nivel të Republikës së Kosovës).
Nw vazhdim tw mbledhjes, Ahmetaj bëri të ditur se të premten në mëngjes ka filluar rinumërimi i kutive të votimit sipas vendimit të KQZ-së dhe brenda disa ditësh do të përmbyllet ky rinumërim.
Në fund të mbledhjes, në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka, ka shpjeguar se KQZ nuk është duke u vonuar me shpalljen e Rezultateve Përfundimtare, pasi nuk mund të tejkalohen procedurat e parapara me ligj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore është duke e kryer punën e tij sikurse edhe Qendra e Numërimit dhe Rezultateve në kuadër të kompetencave të veta është duke e bërë punën siç e parasheh ligji, tha kryetarja e KQZ-së.
Poashtu, znj. Daka ka bërë thirrje që të mos bëhet presion ndaj KQZ-së pasi deri më tani gjithçka ka shkuar sipas ligjit dhe procedurave të parapara. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka qenë asnjëherë më parë më tepër transparent, e aq më tepër Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Na lejoni ta përfundojmë punën tonë sipas ligjeve në fuqi, tha kryetarja Daka.
Sipas kryetares së KQZ-së, Rezultatet Përfundimtare do të bëhen publike pas përfundimit të rinumërimit të kutive të votimit, procesi i cili ka filluar të enjten në mëngjes.