Daka: Brenda 10 ditësh rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
Prishtinë, 19 qershor - Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se brenda dhjetë ditësh do të publikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve nacionale.
Kjo shtyrje, sipas saj, ka ardhur për shkak të rinumërimit të kutive të votimit. Prej 2374 kutive të votimit, 440 janë në proces të rinumërimit.
Kjo ka ndikuar që rezultati përfundimtar i zgjedhjeve nacionale të shtyhet edhe për të paktën dhjetë ditë.
Daka, në një intervistë për Express, ka thënë se mospërputhja e të dhënave në formularët e rezultateve i ka detyruar ti hyjnë procesit të rinumërimit. Prej 2374 kutive, 440 po rinumërohen, ka treguar Daka.
Rezultatet e fundit dalin pasi të rinumërohen kutitë dhe të dhënat futen në sistem do të dalin rezultatet finale. Nuk po mund të them saktësisht, përafërsisht edhe dhjetë ditë publikohen rezultatet përfundimtare sepse nuk mund të them fiks, sepse procesi i rinumërimit po vazhdon.\"
\"Sa probleme hasin aty gjatë rinumërimit nuk mund ta parashikojmë sepse sdihet se çfarë problemet do të dalin gjatë procesit. Rinumërimi po ndodh për shkak të mospërputhjeve, ka theksuar ajo.