20 Janar 2025

Daka: Afati i shkurtër rrezikon lëshime në procesin e zgjedhjeve

Prishtinë, 13 maj - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se është hera e parë që zgjedhjet parlamentare duhet të organizohen në një afat prej 31 ditësh dhe kjo vetvetiu paraqet sfidë të madhe për këtë institucion.

\"Këto ditë vazhdimisht e kam përsëritur se përgatitja e zgjedhjeve në një afat aq të shkurtër do të jetë sfiduese, është sfiduese me vet faktin se të gjitha proceset që parashikohen me planin operacional tani do të jenë shumë më të shkurtra, do të jenë në minimumin e tyre faktikisht dhe kjo është një prej sfidave më të madhe me të cilat që në momentet e para kemi filluar të sfidohemi\", thekson Daka.

Por, ajo thekson se procesi nuk është i rrezikuar dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve nuk kushtëzohet nga ligjet, por nga veprimet e pjesëmarrësve në to.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës zonja Daka thotë se do të kërkohet ndihma e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në veriun e Kosovës.

\"Teknikisht do të mundohemi dhe do të bëjmë të pamundurën që për 31 ditë, që asnjëherë deri më tani prej vitit 2000, pra në Kosovën e pasluftës nuk janë organizuar zgjedhjet për 31 ditë, ne do të bëjmë të pamundurën edhe fizikisht edhe në çështje logjistike të organizojmë atë që duhet që një proces të jetë i rregullt.\"

\"Mirëpo, ditën e zgjedhjeve janë subjektet politike ato që i kanë të gjitha në dorë. Pra janë ata komisionarët që nominohen nga subjektet politike të cilët faktikisht do të përcaktojnë se a do të kemi manipulime apo jo.\"

\"Nuk është fajtor ligji as nuk është faji të dispozitat ligjore, qoftë në ligjin e vjetër sipas të cilit janë duke u organizuar zgjedhjet edhe pse ka disa çështje të cilat po të ishte aprovuar ligji i ri do të përmirësonin procesin, por assesi ligji i vjetër nuk e rrezikon procesin\", ka thënë znj Daka. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)