18 Janar 2025

Dade: Deklarata e Erdoganit, çështje e Kosovës

Tiranë, 27 tetor - Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade, në një intervistë për gazetën Panorama, tha se deklaratat e bëra në Prizren nga kryeministri turk Erdogan, kanë të bëjnë me raportet e shtetit të Kosovës me Turqinë, dhe jo me Shqipërinë.

“Me këtë deklaratë të Kryeministrit Erdogan në Kosovë, që ka të bëjë me kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe Turqi-Kosovë, të cilat përcaktohen nga vetë shtetet respektive, komentet tona do ishin të tepërta. Kosova, si një shtet i pavarur, ka artikulimin e saj në përparësitë e saj në politikën e jashtme, si integrimi në strukturat euroatlantike”, tha Dade.

“Kam ndjekur një numër analistësh për këtë çështje, por praktikisht kjo ka të bëjë me shtetin e Kosovës, dhe jo me Shqipërinë. Unë si kryetare e Komisionit Parlamentar për Politiken e Jashtme, që kam ndjekur dinamikën e zhvillimeve rajonale dhe posaçërisht dhe për Kosovën, do të kisha dëshirë që Kosova të vazhdojë me ritme më të shpejta drejt angazhimeve të saj për integrimin në BE dhe në strukturat euroatlantike. Ishte një lajm i mirë për gjithë shqiptarët që Komisioni Europian ka propozuar që Kosova të nisë negociatat për MSA-në dhe sigurisht kursi i këtij shteti është drejt BE-së”, tha Dade.

E pyetur nëse krijohet ngërç për Shqipërinë nga deklarata e Erdogan, ku ka përfshirë shtetet me popullsi myslimane në Ballkan, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën si vende që do të ecin të gjitha bashkë drejt BE-së, Dade tha se Bosnjë - Hercegovina, por dhe Kosova, edhe nga vetë përfaqësuesit e tyre konsiderohen shtete multietnike.

“Integrimi në BE nuk ka të bëjë me strukturën fetare të popullatës, nëse një popullatë e caktuar i përket kristianizmit apo myslimanizmit. Integrimi në BE lidhet vetëm me përmbushjen e standardeve në rastet kur shtetet janë përcaktuar e punojnë për këtë integrim. Presidenti i KE, Barroso, ripërsëriti këto ditë se Ballkani duhet të integrohet i tëri në BE”, tha ajo.

“Përsa i përket Shqipërisë, që është një vend i shkëlqyer sa i përket tolerancës fetare, vonesat për statusin e vendit kandidat janë krijuar prej papërgjegjshmërisë e paaftësisë qeverisëse, e jo për shkaqe të tjera që do t’i vinin për shtat asaj kategorie që arsyet do i kërkonin diku gjetkë. Unë nuk do të dëshiroja që feja të ndërhynte me përmbushjen e standardeve të secilit vend në integrimin në BE, apo dhe në strukturat e tjera euroatlantike. Unë shpesh i referohem të ndjerit Arbër Xhaferri, i cili u ka bërë një trajtesë edhe shkencore tentativave për të barazuar fenë me kombin, të cilat do të ishin të gabuara në mënyrë të veçantë në rajonin e Ballkanit", ka deklaruar ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)