18 Janar 2025

Daçiq: Sulmet në veri, kërcënim ndaj votuesve serbë

Beograd, 20 tetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se incidentet e fundit në Kosovë janë formë e presionit mbi serbët që të mos dalin në zgjedhjet lokale ndërkohë që ka ripërsëritur se ato zgjedhje janë të domosdoshme për mbijetesë të serbëve në Kosovë.

“Shumë më i dashur më është fati i serbëve të Republika srpska se sa i Republikës serbe në Knin”, ka thënë Daçiq para mediave serbe.

Sipas tij formimi i Asociacionit të Komunave serbe pas zgjedhjeve do të jetë ‘arterie’ legale dhe ndërkombëtarisht e njohur e lidhjes ndërmjet Beogradit dhe serbëve të Kosovës.

“Secili që këtë nuk e sheh punon kundër interesave të serbëve”, ka thënë Daçiq i cili ka porositur serbët që ta ‘fitojnë kotësinë’ e tyre pasi, ndonjë herë, edhe me forcë duhet pirë ilaçin që dikush të mos vdes.

Daçiq ka paralajmëruar se nesër në Luksemburg gjatë takimit që do të ketë me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Chatherine Ashton do të bisedon rreth të gjitha çështjeve të cilat e rëndojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, midis të cilave edhe listën e votuesve dhe KQZ-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)