15 Janar 2025

Daciq: Problemin e Kosovës nuk ua lëmë gjeneratave të ardhshme

Beograd, 4 nëntor - Kryeministri i Serbisë Ivica Daciqi tha se Qeveria ka propozim për zgjidhje përfundimtare të problemit të Kosovës,por është e gatshme të bisedoj me Prishtinën edhe për zgjidhjen e nevojave të përditshme të qytetarëve.

”Kemi propozimin për zgjidhje përfundimtare,dhe nëse për këtë nuk mund të arrijmë marrëveshje duhet parë çfarë mund të bëhet për jetë më të mirë të qytetarëve”,tha Daciq për Radio-televizionin e Serbisë para raundit të paralajmëruar të negociatave me kryeministrit e Kosovës Hashim Thaçi më 7 nëntor në Bruksel.

Kryeministri ka përsëritur s qeveria është e gatshme të zgjidhë problemin e Kosovës dhe nuk dëshiron që këtë t’ia lë gjeneratave të ardhshme por theksoi se negociata do të udhëhiqen pa kurrfarë presioni.

”Ne jemi të gatshëm për këtë çështje që të mos ia lëmë gjeneratave të ardhshme. Duhet domosdo të zgjidhim tërë problemin e Kosmetit. Nuk dëshiroj askënd të gënjej dhe tashti saktësisht dihet çfarë mundemi ,e çfarë jo”,tha Dcaiqiq.

Daciqi tha s eunuk është e saktë që të mendohet për hapjen e disa zyrave në dy anët në Beograd dhe Prishtinë por vetëm të shqyrtohet mundësia e vendosjes së zyrtarëve për lidhje për zbatimin sa më të mirë të marrëveshjeve të aranzhuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)