Daçiq: Nëse në fletëvotime janë shenjat e Kosovës, nuk thërrasim në zgjedhje
Beograd, 20 gusht - Kryeministri i Serbisë, Ivicas Daçiq, tha sot se Qeveria e Serbisë nuk do tu bëjë thirrje serbëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje, nëse në fletëvotime gjenden shenjat e Republikës së Kosovës.
Ai është shprehur për ndërrimet e fuksionarëve në Kosovë, që i emëron Qeveria e Serbisë.
Kur dje kam folur për atë se askush nuk mundet të kryej funksion shtetëror, nuk kam menduar në serbët të cilët janë të punësuar në shkolla, spitale dhe komuna, tha Daçiqi dhe shpjegoi se kam folur për ata fuksionarë, që i emëron Qeveria e Serbisë.
Daçiq ka theksuar se më nuk pret që përfaqësuesit e serbëve nga pjesa veriore e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, të caktuara për 3 nëntor, por ata nuk janë serbët e vetëm që jetojnë atje.
Politika e cila nuk e respekton realitetin, nuk ka gjasë për sukses, tha Daçiq, dhe shtoi se nuk do të jem kryeministër, i cili do të udhëheqë lufta paraprakisht të humbura, ka deklaruar ai.