Daçiq arrin në Kosovë
Graçanicë, 19 tetor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka arritur në Kosovë, për ta vizituar Manastirin e Graçanicës. Ai ka deklaruar se kujdeset për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.
Unë dëshirojë që të sjellë porosi të paqes dhe të tregoj se unë kujdesem për qytetarët e mi, për ne është me rëndësi që serbët të jenë unik dhe që Serbia ti mbroj ata, ka thënë ai.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka bërë të ditur se atij nuk i takon që të jetë pjesë në mitingjet partiake, por se ka thënë se është e qartë se në cilin anë është Serbia, sa i përket partive të popullatës serbe në Kosovë.
Në Graçanicë kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, e kanë pritur shumë qytetarë.