03 Maj 2024

Dacici, Thaçit: Kam lindur në Kosovë, njëjtë si ti!

Bruksel, 19 tetor - “Unë i thashë atij (Thaçit - v.j.) se Kosova është e tij, aq sa është e imja. Unë kam lindur në Kosovë”, ka thënë kryeministri serb, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Dacic tha pas takimit me Thaçin se tema e takimit është “marrëveshja për dialogun”. Ai shtoi se takimi i radhës do të mbahet në nëntor, ndërsa deri atëherë udhëheqësia serbe do ta përgatisë një platformë për dialogun me Prishtinën.

Në një prononcim për RTS, ai tha se në platformë do të jenë të hapura të gjitha temat, që nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura më parë, telekomi, energjetika e deri te çështjet politike.

Dacici shtoi se “është takuar me njeriun i cili në raportin e Këshillit të Evropës është i dyshuar për tregtinë e organeve të serbëve të Kosovës”, duke theksuar se si “kryeministër duhet të marrë pjesë në dialog”.

Kryeministri serb tha dje se Beogradi zyrtar është i gatshëm për të filluar procesin e negociatave dhe dialogun politik me Prishtinën, e \"në qoftë se është nevoja që nesër”. Ai po ashtu ka thënë se nuk shmanget nga asnjë temë e asnjë bashkëbisedues, e as nga bisedimet me përfaqësuesin e Qeverisë në Kosovë - Hashim Thaçin.

“Interesi jonë është që çështje e Kosovës të zgjidhet. Me kë tekefundit të bëjmë dialog nëse ata nuk janë këtë? Jemi të gatshëm të bisedojmë dhe nuk duam të akuzohemi se ne po e bllokojmë gjithë këtë”, ka thënë Dacic.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)