Daci vlerësoi lartë kontributin e mërgatës për Kosovën
Prishtinë, 21 korrik - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci ka vlerësuar lartë kontributin që mërgata kosovare ka dhënë në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së vendit.
Në takimin me përfaqësuesit e mërgatës, akademik Daci ka theksuar se qeverisja PDK-LDK ka humbur kujtesën për gjakun dhe parat që mërgata I dha për çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Ka ndodhur humbje e autoritetit të shtetit si pasojë e qeverisjes antishtetërore dhe si e tillë antikombëtare e koalicionit PDK-LDK e cila ka më pakë se 30% të përkrahjes në Kosovë. Qeverisje si koalicion është e zënë në krim ekonomik dhe korrupsion, ka thënë kryetari Daci.
Lideri i LDD-së ka thënë se nesër, më 22 Korrik Kosova pret mendimin këshillëdhënës të GJND-s për legalitetin e shpalljes së pavarësisë së vendit tonë.
LDD mendon që ky mendim do të jetë në një mënyrë përkrahës I lehtë dhe verifikues I rrugës së gjate vendore dhe ndërkombëtare, i betejave diplomatike, sakrificave të mëdha gjatë okupimit të viteve 90-ta dhe luftës çlirimtare bashkë me përkrahjen e NATO-së.
Me këtë rast LDD u ka ndarë mirënjohje përfaqësuesve të degëve te LDD ne mërgate qe ishin prezent. Mirënjohjet i kanë marrë Qemajl Kryeziu, kryetar i degës se LDD ne Gjermani, Bahtir Kastrati,kryetar I degës se LDD ne Beneluks, Osman Ahmetgjekaj, nënkryetar I degës se LDD ne Suedi dhe Besim Lokaj anëtar I Kryesisë se degës se LDD ne Zvicër.
Pas takimit përfaqësuesit e mërgatës së bashku me kryetarin Daci kanë bere homazhe tek varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.