19 Maj 2024

Daci: Unë besoj në kryeministrin Thaçi

Prishtinë, 6 mars - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci ka thënë se partitë politike në opozitë dhe ato që janë jashtë parlamentit duhet ta mbështesin kryeministrin Thaçi në vazhdimin e dialogut në Bruksel.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, Daci ka thënë se përkrah dhe i beson kryeministrit Thaçi në këtë proces, nëse nuk e ndërron qasjen e deritanishme.

“Kryeministri Thaçi është i autorizuar të mendojë dhe të luftojë për Kosovën. E tash këtë luftë duhet ta përkrahim njëzëri krejt forcat politike nga ato më të voglat deri tek ato më të mëdhatë, në pozitë dhe opozitë. Unë besoj në atë që thotë delegacioni ynë në këtë dialog.

Daci ka forcë t’i thotë delegacionit të shtetit të Kosovë mbaje atë qëndrim që ke deri më tani dhe Dacin do ta kesh mbrapa me krejt potencialin njerëzor, mendor e shkencor”, ka thënë Daci.

Ai ka folur edhe për asociacionin e komunave serbe. Sipas tij ky asociacion është pjesë e pakos së Ahtisaarit.

“Deri më tani është brenda planit të Ahtisaarit. Tani është presion enorm i madh në delegacionin e Kosovës që të lëshoj pe. Pra, për t’u bërë një lloj Ahtisaari plus. Deri sot nuk ka elemente dhe argumente që delegacioni i Kosovës mund të lëshojë pe. Unë besoj në kryeministrin Thaçi.

Ai e ka kaluar Rambujenë, Parisin, transformimin e UÇK-së në TMK, dhe TMK-në në FSK. Tash FSK-në ka për ta përjetuar në ushtri të Kosovës”, ka deklaruar Daci.

Kreu i LDD-së ka folur edhe për partinë që e drejton. Ai ka thënë se askush të mos mendojë se LDD-ja ka vetëm dy për qind. Sipas tij, LDD-ja po rritet çdo ditë.

Daci ka thënë se do të bashkëpunojë me të gjithë liderët politikë, por numër një e ka Ramush Haradinaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)