19 Janar 2025

Daci: Tribunali, i dhimbshëm për Kosovën

Prishtinë, 14 mars -  Lideri i LDD-së, Nexhat Daci, ka thënë se themelimi i një tribunali ndërkombëtar për t’i gjykuar krimet e luftës 14 vjet pas luftës është i dhimbshëm. Ai ka thënë se udhëheqja aktuale duhet të jetë e kujdesshme në veprimet që merr për vendin.


“Është e dhimbshme që 14 vjet pas çlirimit të mendohet të krijohet tribunal i veçantë për luftën çlirimtare të Kosovës.

Pak ka qenë Haga?! Kosova nuk ka merituar një trajtim të tillë. Por, falë asaj që udhëheqësja e Kosovës di të thotë vetëm ‘yess’. Ka të arritura, nuk është se Kosova nuk ka pasur fare të arritura. Proceset që janë zhvilluar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kanë qenë e arritura më e madhe në historinë e re të Kosovës, që i kanë dhënë Kosovës dhe popullit të saj të drejtë në pavarësi, por kjo strukturë udhëheqëse shtetërore nuk ka ditë të shfrytëzojë atë element për zhvillime të mirëfillta ekonomike, kulturore dhe në arsim”, ka thënë Daci.

Ai ka thënë se udhëheqja aktuale është e inkorporuar në krim.

“Dorën në zemër, politika kryesore është ndihmuar nga krimi i rëndë ekonomik. Sa ndërmarrje prej atyre të privatizuara prodhojnë? Eksporti ynë nuk e arrin 10 % të importit. Një shtet i cili nuk i zhvillon kapacitetet e veta ai shtet nuk i ka punët mirë. Kosova me resurset e veta ka mundësi ta ushqejë edhe trefishin e popullatës që ka tani”, është shprehur Daci.

Nexhat Daci ka përsëritur qëndrimin e tij që pas zgjedhjeve parlamentare duhet të ndodhë koalicioni LDK - AAK. “Kësaj radhe populli duhet të luftojë për formulën e udhëheqjes së vitit 2004. Por, shumëkush thotë se nuk mund të realizohet pasi të gjitha partitë i kanë kandidatët për kryeministër.

Nga këtu dua t’ua dërgoj një porosi të gjitha partive të vitit 2004, LDK-së dhe AAK-së, se duhet të kemi marrëveshje për qeverisje paszgjedhore, pra të partive të qendrës së djathtë.

Me këtë zhbllokohet bunkerizimi i partive që i kanë propozuar kandidatët e tyre për kryeministër. Tash nuk flasim kush ka me qenë president, kryeministër a kryetar kuvendi. Njëherë duhet të fitohet beteja që popullit t’i kthehet shpresa e vazhdimësisë së jetës”, ka thënë Daci.
(Epoka e re)







 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)