Daci: Thaçi, lideri më i fuqishëm në 4 vjetët e fundit
Prishtinë, 5 mars - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ka thënë se fusnota nuk është e rrezikshme për Kosovën, duke vlerësuar se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është shumë më i fuqishëm sesa Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit.
Në një intervistë për Epokën e Re, Daci ka thënë se fusnota tregon në çrrugë është Kosova, pra ka një pavarësi të mbikëqyrur.
Fusnota e ka këtë domethënie: tregon në çrrugë është Kosova, pra ka një pavarësi të mbikëqyrur. Për mua mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, se nuk është shkelur e Drejta Ndërkombëtare për shpalljen e pavarësisë, është fusnotë shumë më e fuqishme sesa Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit. Kjo ka pushtet, por GJND-ja shkencërisht, përmbajtësisht është më e fuqishme, ani pse ka mendim këshillëdhënës, ka thënë Daci.
Daci ka kritikuar partitë opozitare se në këtë proces nuk janë sjell mirë. Unë nganjëherë qeshem me opozitën. Unë jam opozitë e atyre që mundohen të shesin mjegull kur ka diell. Ti kritikoje Qeverinë sa të duash, por në fund të fundit fusnota është rezultat i asaj që ne të gjithë nuk kemi punuar mirë, është shprehur Daci.
Ai e ka kritikuar edhe kryeministrin Thaçi se si e ka plasuar lajmin për fusnotë në opinion. Mua më ka penguar lajmi se si e ka prezantuar kryeministri Thaçi në opinion. Ka qenë diçka teknike, ose kryeministri nuk ka këshilltarë të mirë ose mund ti ketë qëllimkëqij! Pra, mënyra se si e ka shitur lajmin për fusnotë nuk më ka pëlqyer, ka thënë Daci, duke shtuar se nuk është pajtuar me kryeministrin Thaçi edhe për debatin me antiamerikanizëm.
Megjithatë, Daci ka thënë se në katër vjetët e fundit Hashim Thaçi është lideri më i fuqishëm.