19 Janar 2025

Daci: Të përsëritet koalicioni i vitit 2004

Prishtinë, 7 mars -  Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, ka vlerësuar se muaji qershor është koha më optimale për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Sipas tij, nëse shtyhet mbajtja e zgjedhjeve, teorikisht mund të ketë trazira.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që PDK-ja të shkojë në opozitë. Daci ka deklaruar se LDK-ja nuk mund t’i fitojë zgjedhjet pa LDD-në. Në këtë drejtim, ai ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me LDK-në.

“Unë po i them LDK-së se pa spektrin e vet origjinal që ka pasur nga koha e Rugovës do ta ketë tepër të vështirë ose të pamundur t’i fitojë zgjedhjet për shkak të rrethanave. Unë thashë se i di rrethanat në PDK, por në LDK i di edhe më mirë. Kryesia e ngushtë e LDK-së është në një kurth të rrezikshme. Ajo është e kurthuruar prej interesave jo të shëndosha të freskimit demokratik. Në mënyrën më të sinqertë do të doja që LDK-ja të dalë fituese, por pa LDD-në teoria e gjasave tregon se ajo nuk mund të arrihet”, ka thënë Daci në një intervistë për “Epokën e re”.

Daci ka theksuar se në Kosovë duhet të përsëritet formula e koalicionit të vitit 2004, ku patën bashkëqeverisur LDK-ja me AAK-në. Ai ka thënë se vetëm kjo formulë do t’i shpëtonte Kosovën dhe qytetarët e saj. “Unë e kam bërë të qartë preferencën time, se për një perspektivë të shëndoshë të Kosovës është kthimi në formulën e vitit 2004. Dhe angazhimi ynë i sinqertë duhet të jetë jo për t’i dëmtuar Dacin, Isën apo Ramushin, por ofrimi i një realiteti funksional dhe veprues” është shprehur Daci.

Ai ka thënë se është kundër një koalicioni të mundshëm PDK - LDK. Daci ka deklaruar se LDD-ja në asnjë variant nuk do të pranojë të hyjë në koalicion me PDK-në në rast se kjo parti do t’i fitonte zgjedhjet

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)