Daci: Regresi po e përcjell gjendjen në vend
Prishtinë, 11 qershor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci ka vlerësuar sot se në mes të dy mbledhjeve me kryetaret e degëve të partisë ka mjafte te reja ne skenën politike dhe fatkeqësisht për qytetaret e Kosovës asnjë e mire nuk ka ngjarë përkundrazi ka vetëm regres te autoritetit te shtetit te Kosovës ka rënie te autoritetit te institucioneve te Kosovës.
Vlerësim të tillë, sipas kryetarit Daci, kanë te gjithë ata qe janë te caktuar për ta përcjellë pavarësinë e mbikëqyrur.
Çdo dite në vend se te këtë progres Kosova pëson regres ne autoritetin e saj shtetëror. Mendoj se skandalet e qeverisjes janë ato në të cilat LDD tërheq vërejtjen. Një qeverisje e zeze ia qet faqen e zeze Kosovës dhe me ne fund edhe vet këto institucione, vet kjo qeverisje e pranon qe nuk ka autoritet qeverisës ne Kosovë dhe iu drejtohet qytetareve qe ti ndihmoj ne rritjen e autoritetit.
Kryetari Daci ka vlerësuar se koalicioni aktual është më i keqi qe ndonjëherë ka mund ti ndodh një shtetit ne formim. PDK-LDK i kanë zhgënjye ne radhë te parë qytetaret e vet te cilët këtë zhgënjim e manifestojnë çdo dite. Sipas tij strategji dalëse por edhe strategji e ruajtjes së fytyrës është mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Sipas kryetarit Daci Kosovën e kanë njohur gati 70 vende, mirëpo Kosova akoma nuk e din se ku e ka sovranitet dhe integritet territorial dhe si manifestohet ai.
Pikërisht për këto qëllime LDD është ne finalizimin e konceptit te vete qeverisëse dhe menjëherë pas rrumbullakimit te procesit zgjedhor, qe përfundon te shtunën e ardhshme, atëherë do te paraqet e vet për qeverisje, për shtetin kushtetues, sovran dhe me integritete te vetin.
Ju them se LDD është një ofensivë ne Kosovë dhe ne mërgatë, tha kryetari Daci duke theksuar se strukturimi i LDD si koncept organizativ dhe si koncept për qeverisje tjetër është filluar me kryesine, ku janë të ndara detyrat dhe ku çdonjëri nënkryetar ka resorin brenda Kryesisë.
Në takim me kryetarët e degëve të LDD u bë fjalë për detyrat aktuale dhe u theksua se aktiviteti zgjedhor do te përfundon me mbajtjen e Konventave Zgjedhore te Forumit te Grua dhe Forumit te Rinisë së LDD-së.