07 Maj 2024

Daci: Presidenti Sejdiu është shkelësi më i madh i Kushtetutës

Prishtinë, 24 shtator - Në takimin me kryetarët e degëve të LDD-së,  Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci theksoi se ky subjekt është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth rastit Sejdiu. 

Daci është i bindur se vendimi i GJK-së do të jetë në frymën e deklaratave që shumë herë janë dhënë nga LDD, e kjo është se presidenti Sejdiu është shkelësi më i madh i Kushtetutës se Kosovës.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci, ka deklaruar se ky subjekt është në përfundim e sipër të Platformës qeverisëse. Sipas tij, tashmë është bërë përzgjedhja e ekipeve nga radhët e kryesisë së LDD-së të cilat do të vizitojnë te gjitha degët e këtij subjekti, për të marrë propozimet të cilat do të mund të jenë pjesë e Platformës Qeverisëse.

Në takimin e sotëm me kryetarët e degëve të LDD-së u tha se Lidhja Demokratike e Dardanisë aktualisht është në fazën e aderimeve të mëdha dhe substanciale.  U vlerësua shumë lart aderimi i 65 te rinjve dhe në të njëjtën kohë u paralajmëruan aderime të reja në LDD të personaliteteve të rëndësishme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)