Daci: Më i mirë modeli gjermano-francez
Prishtinë, 12 nëntor - Kryetari i LDD-së Nexhat Daci, ka thënë se është kundër që Kosova ta praktikojë modelin gjermano-gjerman për faktin që sipas tij, ky projekt do ta kishte kuptimin që Kosova prapë një ditë të jetë në një bashkësi me Serbinë.
Projekti në mes të dy Gjermanive do të ishte katastrofal. Ky projekt do të thotë që Kosova prapë një ditë do të ishte në një bashkësi me Serbinë. Ky projekt në asnjë mënyrë nuk duhet të praktikohet, ashtu siç thonë, për normalizimin e raporteve të dyja vendeve thotë Daci për Epoka e Re.
Modeli gjermano-francez, në fakt është më i pëlqyer për mua sesa modeli gjermano-gjerman. Por mos të harrojmë se edhe në modelin gjermano-francez pjesë shumë të mëdha të Gjermanisë i ka marrë vetë Franca.
Unë më tepër jam jam pro opinioneve ndërkombëtare që të gjendet një formulë brenda planit të Ahtisarit që na lejon shumë mundësi edhe në realitetin historik, por edhe atij kohor, ka thënë Daci