21 Janar 2025

Daci: Barra kryesore i mbetet Thaçit

Prishtinë, 10 shtator - Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, mendon se vetëm marrëveshja në mes PDK-së dhe koalicionit LDK-AAK-Nisma për ndarje të posteve kryesore mund ta nxjerrë vendin nga kriza politike.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Daci ka thënë se marrëveshjet politike gjithmonë janë ventil lirues të tensioneve të krijuara në shoqëri.

Ai ka thënë se barra më e madhe për tejkalimin e kësaj krize politike i takon liderit të PDK-së Hashim Thaçi, pasi është lideri më i madh.

“Sipas traditës, të mëdhenjve u mëshohet më shumë sesa të vegjëlve. Të mëdhenjtë e kanë në dorë çelësin e zgjidhjes. Thaçi po të ishte vërtetë lider, do të ofronte zgjidhje, të cilën unë kam propozuar para disa ditësh: PDK-ja ta marrë postin e presidentit, kurse LAN-i Kuvendin dhe Qeverinë”, ka thënë Daci. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)