16 Janar 2025

D4D raport për mësimet e nxjerra për zgjedhjet e ardhshme

Prishtinë, 21 shkurt - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) publikoi raportin ”Mësimet e nxjerra për zgjedhjet e ardhshme - Analizë e zgjedhjeve për kryetar komune në Ferizaj dhe Kaçanik?“

Në këtë tryezë të pranishëm ishin znj. Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja, Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Norbert Ruetsche Sekretari i parë në Ambasadën Zvicerane.

Punimi ofron një analizë të procesit zgjedhor ashtu siç është vëzhguar gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komune në Ferizaj dhe Kaçanik.

Punimi po ashtu përdor raportet cilësore dhe sasiore nga vëzhguesit para dhe gjatë ditës së zgjedhjeve.

Kërkimi ka nxjerrë në pah ndryshimet pozitive në këto zgjedhje për dallim nga zgjedhjet e fundit nacionale si dhe trajton sfidat që ende mbeten për tu tejkaluar.

Kërkimi ka theksuar problemet që kanë të bëjnë me turmat nëpër korridore të vendvotimeve, problemet me votim në emër të të tjerëve, rolin e KQZ-së.

Janë prezantuar afër 30 rekomandime, ku duhet të veçohet ajo që komisionarët mos të shërbejnë në komunën prej nga vijnë në ditën e zgjedhjeve.

Rekomandime tjera përfshijnë nevojën për një Ligj për Partitë Politike, kompetenca më të vogla ligjvënëse për KQZ-në, një ligj më të detajuar zgjedhor, të obligohen vëzhguesit që bexhat t\'i mbajnë gjatë gjithë kohës para, kabinat e votimit të vendosen ashtu që të shihet shpina e votuesit, dhe seriozisht të reduktohet roli i drejtorëve të shkollave apo edhe mos të kenë rol fare.

Pjesa më e madhe e rekomandimeve u përkrahën nga anëtarët e panelit, dhe njëherit u shpreh nevoja që rekomandimet t’i dërgohen deputetëve dhe antarëve të komisionit për reformë zgjedhore që të merren parasysh gjatë procesit të amandamentimit të ligjit zgjedhor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)