20 Janar 2025

D4D nënshkruan Memorandum për procesin zgjedhor

Prishtinë, 2 shkurt - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon sot ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor, në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve dhe shqyrtimin e rasteve zgjedhore.
 
Memorandumi i bashkëpunimi ka për qëllim ngritjen dhe vijueshmërinë  e bashkëpunimit të institucioneve të përfshira në proceset zgjedhore duke siguruar që kjo të bëhet në periudhën e para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve si dhe pas zgjedhjeve. Kompleksiteti i gjithë ciklit zgjedhor si dhe parregullsitë e paraqitura në proceset e kaluara zgjedhore kanë shtruar nevojën për koordinim të vazhdueshëm në përmirësimin e ambientit që mundëson procese të rregullta zgjedhore.    

Pjesë e këtij memorandumi të bashkëpunimit është edhe shtojca  Veprimet Institucionale për Koordinim të Vazhdueshëm.

Ndërsa, Udhëzuesi për Shqyrtimin e Lëndëve Zgjedhore i cili është në fazën e hartimit nga përfaqësuesit e institucioneve, proces të cilin është duke e mbështetur D4D, synon të ofrojë informata të fokusuara për standardet, rregullat dhe procedurat kryesore të zgjedhjeve, përvojat e deritashme dhe të gjeturat e organizatave vëzhguese në zgjedhjet e kaluara.

Udhëzuesi ka për qëllim të iu ndihmojë prokurorëve, zyrtarëve policorë, gjykatësve apo juristëve në identifikimin e deformimeve të hasura në proceset e kaluara zgjedhore dhe çështjet që duhet konsiderohen në trajtimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Memorandumi i bashkëpunimit do të nënshkruhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës, ku përfaqësuesit e secilit institucion do të kenë një fjalë rasti. 

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit do të ketë të ftuar përfaqësues të institucioneve, ambasadave të akredituara në Kosovë, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe mediave.

Arritja e Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor në mes të institucioneve që merren me administrimin e zgjedhjeve është një nga disa aktivitetet që D4D ka zhvilluar në kuadër të projektit për drejtësinë zgjedhore të mbështetur nga Departamenti Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës (FDFA).

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)