D4D lanson punimin për rishikimin e dekadës së parë si shtet i pavarur
Prishtinë, 29 nëntor - Me rastin e publikimit të analizës “Konsolidimi i shtetit: Rishikimi i dekadës së parë të Kosovës si shtet”, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) bën lansimin e punimit.
Ky projekt është mbështetur nga Fondacioni Heinrich Böll, si pjesë e bashkëpunimit tonë për të adresuar fytat më të ngushtë drejtë konsolidimit të shtetit kosovar.
Qëllimi i punimit është rishikimi i dekadës së parë si shtet i pavarur dhe të jetë si udhërrëfyes për reformat demokratike drejt konsolidimit si shtet.
Punimi është i organizuar në katër kapituj: (a) Rishikimi i rrugës së Kosovës drejt pavarësisë, (b) procesi i ndërtimit të shtetit, (c) zhvillimet politike dhe pushteti, dhe (d) narracioni i shtetit.