D4D lanson punimin për financimin e fushatës zgjedhore së grave kandidate
Prishtinë, 7 shtator - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon lansimin e punimit "Kosto e Pabarazisë: Financimi Fushatës Zgjedhore së Grave Kandidate".
Megjithëse pjesëmarrja dhe përfaqësimi politik i grave sipas D4D është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, gratë mbeten kryesisht të nënpërfaqësuara në politikë.
Për këtë arsye, përmes këtij punimi synohet të kuptohet lidhshmëria mes financimit të partive politike dhe pjesëmarrjes politike të grave, duke u nisur në premisën se financimi i fushatës zgjedhore ka ndikim direkt në zgjedhshmërinë e grave për ulëse legjislative.
Duke pasur parasysh sfidat që gratë kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës kanë në procese zgjedhore, specifikisht si pasojë e mungesës së financimit të fushatës zgjedhore, kjo analizë tenton të hedhë dritë mbi praktikat e subjekteve politike në Kosovë në distribuimin gjinor të fondeve partiake të dedikuara për fushata zgjedhore.