D4D lanson punimin “Demokracia e Kosovës në rrezik'
Prishtinë, 24 maj - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) bën lansimin e punimit “Demokracia e Kosovës në rrezik? Paqëndrueshmëria e sistemit partiak, kohëzgjatja e qeverisë dhe kriza institucionale në Kosovë ”.
Ky punim trajton tri fusha shqetësuese për zhvillimin demokratik të Kosovës: stabilitetin dhe kohëzgjatjen e qeverive, paqëndrueshmërinë zgjedhore dhe kohëzgjatjen e proceseve përfshirë negocimin dhe formimin e koalicioneve qeverisëse pas zgjedhjeve.
Studimi tërheq vëmendjen edhe në nevojën për më shumë kapacitete politikëbërëse brenda partive politike për t’i orientuar negociatat mbi formimin e koalicionit drejt qëllimeve programore dhe drejtimeve të politikave, për dallim nga ndarja e plaçkës së pushtetit politik, siç ka qenë trendi në vitet e fundit.