D4D lanson platformën Indikatorët për Zhvillim
Prishtinë, 27 janar - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) bën lansimin e platformës Indikatorët për Zhvillim.
Platforma përmban rreth 200 indikatorë për 6 shtete të Ballkanit perendimor në fusha të ndryshme si: ekonomia, qeverisja, zbatimi i ligjit dhe siguria, dhe zhvillimi shoqëror.
Qëllimi i platformës është që të ngritet konkurrenca ndërmjet shteteve në Ballkanin Perendimor për performancën e institucioneve përmes përdorimit të platformës.
Mbledhja e indikatorëve të standardizuar për gjashtë shtete rajonale do të mundësonte krahasimin e performances mes tyre dhe kështu inkurajimin e liderëve politikë për të ndërmarrë reforma më të shpejta dhe substanciale.
Ky projekt është mundësuar nga Foundation Open Society Institute në bashkëpunim me Think Tank Fund Think Tank Fund of the Open Society Foundations.