27 Dhjetor 2024

D4D lanson një pasqyrë për ndikimin e pandemisë në mbajtjen e zgjedhjeve

Prishtinë, 19 mars - Instituti Demokraci për zhvillim (D4D), do të bejë lansimin e punimit “Zgjedhje në kohë pandemie: Menaxhimi kundrejt Pasojave” që do të mbahet SOT me me anë të platformës online “Zoom”.

Si në çdo palë zgjedhje, edhe kësaj radhe Instituti D4D ka monitoruar me kujdes të shtuar të gjithë ciklin e procesit zgjedhor.

Vëmendje më e madhe i është kushtuar edhe organizimit dhe menaxhimit të zgjedhjeve nga Institucionet përgjegjëse por edhe fushatës elektorale nga subjektet politike, marrë parasysh situatës së krijuar si shkak i pandemisë Covid-19.

Qëllimi i këtij punimi është të ofrojë një pasqyrë për ndikimin e pandemisë Covid-19 në mbajtjen e zgjedhjeve, duke përfshirë rrezikun për përhapje të virusit.

Rrjedha e dokumentit përfshinë rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve si formë demokratike për qeverisje, praktikat nga shtetet e rajonit të cilat kanë mbajtur zgjedhjet në vitin 2020, si dhe analizimin e kapaciteteve të Kosovës për organizimin e tyre në kohë pandemie.

Rekomandimet e punimit u adresohen Subjekteve Politike, Kandidatëve për Anëtarë të Kuvendeve të Komunave, Elektorati dhe Institucioneve që merren me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të cilat duhet ti kenë parasysh në zgjedhjet e ardhshme në nivel lokal të cilat do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)