D4D lanson hulumtimin për mini-Shengenin dhe bashkëpunimin rajonal
Prishtinë, 26 maj - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon konferencën e lansimit të hulumtimit “Mini-Shengeni dhe Bashkëpunimi rajonal: Nevojiten gjashtë shtete për bashkëpunim në Ballkanin Perendimor”.
Ky hulumtim shqyrton fillet e mini-Shengenit si një iniciativë rajonale dhe analizon të ardhmen e saj duke marrë për bazë një mori burimesh.
Po ashtu vëmendje e veçantë i kushtohet refuzimit fillestar të Kosovës për t’iu bashkëngjitur iniciativës dhe ofron informata nga sondazhet e realizuara në dhjetor 2020 në Kosovë.
Gjithashtu hulumtimi shpjegohen dallimet kryesore midis mini-Shengenit dhe Tregut të Përbashkët Rajonal (CRM) duke ofruar një skenar i mundshëm se si do të duket e ardhmja e mini-Shengenit, duke marrë parasysh gjejndjen aktuale.