D4D lanson dy punime mbi çrregullimin e informacionit dhe ndikimit tek qytetarët
Prishtinë, 27 tetor - Instituti D4D mban sot një konferencë lansuese të dy punimeve mbi çrregullimin e informacionit dhe ndikimit tek qytetarët.
Punimet që do të lansohen janë “Raporti monitorues i lajmeve me çrregullim të informacionit – Çfarë ndikimi patën portalet dhe rrjetet sociale nga muaji korrik deri në shtator” dhe “Ndikimi i ngjarjeve në Evropë dhe çrregullimet e informacioneve tek lajmet në Kosovë”.
Në këtë tryezë do të diskutohen të gjeturat kryesore të omnibusit të cilat janë paraqitur në punim dhe të gjeturat kryesore të monitorimit të lajmeve nga shembujt në gjuhen shqipe dhe gjuhen serbe, të cilat janë paraqitura në raport.
Kjo tryezë organizohet në kuadër të projektit “Luftimi i keqinformimit dhe rikthimi i besimit të qytetarëve ndaj mediave”, qeÌ mbështetet nga NDI në Kosovë.