D+ publikon raportin për përmbushjen e zotimeve elektorale pas 2 viteve
Prishtinë, 4 dhjetor - Demokracia Plus do të organizojë tryezë për publikimin e raportit “Dy vite pas: Progresi në Qeverisje të Mirë Lokale” për shtatë komunat e mëdha.
Pjesëmarrës do të jenë kryetarët e komunave, shefat e kabineteve, kryesuesit e kuvendeve, zyrtarët për informim, drejtorët e financave dhe shërbimeve publike, si dhe zyrtarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ashtu që të diskutohen arritjet dhe sfidat për qeverisje komunale të hapur.
Në këtë tryezë do të publikohet raporti i Demokraci Plus “Përmbushja e zotimeve elektorale – 2 vite pas” për zotimet e nënshkruara nga kryetarët e komunave në Tetor të vitit 2017 gjatë kohës kur këta ishin kandidatë për këtë pozitë.