17 Janar 2025

Creighton shprehu përkrahjen e mëtutjeshme të Irlandës

Prishtinë, 19 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti në takim ministren për Çështje Evropiane të Irlandës, Lucinda Creighton, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.
 
Gjatë takimit, ministri Hoxhaj falënderoi ministren Creighton për përkrahjen që Qeveria Irlandeze ka dhënë për Kosovën, veçanërisht gjatë presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ministri Hoxhaj tha se gjatë presidencës së Irlandës, perspektiva evropiane e Kosovës ka marrë formë konkrete, dhe se pas publikimit të studimit të fizibilitetit vitin e kaluar, Kosova ka arritur që t’i përmbush kriteret drejt fillimit të negociimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Hoxhaj shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit bilateral me Irlandën, në shumë fusha.

Ministri i Jashtëm i Kosovës e njoftoi ministren irlandeze edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë, duke theksuar avancimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ministrja për Çështje Evropiane e Irlandës, Lucinda Creighton, ka vlerësuar progresin në Republikën e Kosovës, duke theksuar përkrahjen e mëtutjeshme të Irlandës, me theks të veçantë për perspektivën evropiane të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)