Cooper sot viziton Kosovën
Prishtinë, 14 shkurt - Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet në mes të Prishtinës e Beogradit, Robert Cooper, do të qëndrojë sot në Kosovë.
Thuhet se ai vjen për të sjellë propozimin evropian për zgjidhjen e çështjes së përfaqësimit të Kosovës në forumet rajonale.
Ardhjen në Kosovë të Cooperit e ka konfirmuar dje edhe Maja Kocijanqiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton.